Ivanov nuk tërheq dekretin që fal politikanët

E publikuar: 15/04/2016 17:56
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Presidenti i Maqedonisë, George Ivanov ka vendosur që të mos e tërheqë dekretin e tij për faljen e politikanëve që janë nën procesin e hetimeve pas skandaleve të shumta për përgjimet në Maqedoni.

Reagimi i tij u bë gjatë një konference të jashtëzakonshme për mediat, ku theksoi se nuk do të tërheqë vendimin për faljen e 56 zyrtarëve.

Shumica prej të akuzuarve janë funksionarë të partisë në pushtet VMRO- DPMNE, të cilët akuzohen për vepra të rënda penale.