Presidenti Gjorge Ivanov për sot mbasdite ka thirrë mbledhjen e Këshillit të Sigurisë Kombëtare në format të zgjeruem në të cilën pritet me u diskutue për zhvillimet e fundit në Kumanovë.
Në ketë mbledhje përveç anëtarëve të saj janë thirrë edhe liderët e partive ma të medha në vend, lideri i LSDM’s Zoran Zaev, lideri i BDI’s Ali Ahmeti dhe lideri i PDSH’s Menduh Thaçi.
Simbas Televizionit Alsat, mbas perfundimit të mbledhjes, presidenti Ivnov do të ketë nji paraqitje për opinionin.
Në perbërje të Keshillit të Sigurisë janë edhe kryeministri Nikolla Gruevski, kryetari i parlamentit, ministri i mbrendshëm , ai i jashtëm dhe ministri i mbrojtjes si dhe tre anëtarët tjerë, Naser Sejdini, Flora Kadriu dhe Veli Kreci.