Ivanov: Ligji për gjuhën shqipe cenon karakterin unitar të shtetit

E publikuar: 26/12/2017 16:02
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Presidenti i Maqedonisë, Gjorgje Ivanov gjatë fjalimit të fundvitit në Kuvend ka thënë se Ligji për gjuhën shqipe po cenon karakterin unitar të shtetit.

Ivanov edhe kësaj radhe përmendi “platformën e Tiranës” për të cilën tha se u shndërrua në një krizë kushtetuese.

Kreu i këtij shtetigjatë fjalimit shprehu shqetësimet e tij edhe rreth gjendjes me ndotjen e ajrit.

Ai pati kritika edhe për mediat, sipas të cilit derisa kanë raportuar për zhvillimet e 27 prillit, kanë shkruar lajme të rrejshme, kinse Ivanov ka dashur të shpallë gjendje të jashtëzakonshme