Ivanka Trump: Vajza që ndihmoi babain të bëhej president (FOTO)

E publikuar: 12/11/2016 14:41
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Babai i saj mund të ketë fituar postin më të rëndësishëm në planet, por Ivanka Trump ka të tjera punë për momentin.

Ajo duhet të bindë djalin e saj 3-vjeçar të shkojë në kopsht.

“OK, nesër do të shkojmë për petulla,” i thotë ajo.

Oferta funksionon, Joseph niset për kopsht.

Njësoj si babai, ajo e di se nëse ofron diçka joshëse, njerëzit bëjnë siç do ti.

Njihuni me Ivanka Trump, vajzën e presidentit të ri amerikan, Donald Trump.

Ajo është një ikonë e votueseve femra, një lojtare kyçe në bizneset e babait dhe një këshilltare e mirë e tij.

Disa thonë se ajo do jetë në të vërtetë Zonja e Parë e SHBA dhe jo njerka e saj, Melania 46-vjeçare.

35-vjeçarja ka qenë gjithmonë një yll.

Një mik i familjes, biznesmeni Carl Icahn thotë: “Mendoj se babai i saj e dëgjon vazhdimisht, kur them e dëgjon, e them jo vetëm sepse e ka bijë”.

Gjatë fushatës ishte Ivanka që i bëri thirrje babait të sillej më shumë si “president” në disa raste.

Ajo është mikeshë e vjetër e Chelsea Clinton, vajzës së rivales demokrate të babait.

Pas fitores së zgjedhjeve, analistët thonë se Vajza e Parë “është pjesa më e mirë e presidencës së Trump”.

Në të shkuarën, moguli ka sugjeruar se mund t’i japë një post në kabinet të bijës.

Ajo mbetet fëmija e tij i preferuar, që kur ishte e vogël.

Pavarësisht se e rritur në mes të luksit, miqtë thonë se ajo gjithmonë ka qenë me këmbë në tokë, e vendosur për të pasur një karrierë të sajën.

“Kur isha e vogël, në vend që të luaja me Barbie, luaja gjithmonë me Lego. Adhuroj të shoh Nju Jorkun. Gjithmonë mendoja se çfarë mund t’i shtoja panoramës së këtij qyteti”.

Fiksimi i babait për të bijën shkon ndonjëherë shumë larg.

Në një emision televiziv, Trump deklaroi: “Nëse nuk do ishte bija ime, do dilja me të”.

Në vitin 2009, pasi mbaroi disa shkolla prestigjioze, ajo u martua me Jared Kushner, 35 vjeç, një tjetër tajkun multi-milioner pronash.

Përpara martesës, ajo u konvertua në fenë e të shoqit- judaizëm.

Çifti ka tre fëmijë dhe janë besimtarë të rregullt.

Edhe fëmijët i dërgojnë në shkolla fetare.

3-63

4-64

5-60