Iva Aliko thyen heshtjen, ja çfarë zbulon për deputetin e PDK-së

E publikuar: 15/05/2016 09:46
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Iva Aliko së fundmi po përflitet shumë nëpër mediat për deklaratat e saj provokuese që ka dhënë në emisione të ndryshme ku ajo ka qenë e ftuar.

Këngëtarja shqiptare pretendon se është në një lidhje me një deputet të Partisë Demokratike të Kosovës.

Ajo është shprehur se deputeti i PDK-së është rreth moshës 45-vjeçare, i martuar dhe baba i katër fëmijëve.

Të shumta janë mediat që raportuan se bëhej fjalë për deputetin Besim Beqaj, për shkak të përshkrimit që bëri ajo, dhe sigurisht më pas mediat gjetën ngjashmëritë dhe supozuan për këtë emër.

Por, së fundmi Iva e ka mohuar se ai është i dashuri i saj.

“Jo nuk bëhet fjalë për Besim Beqajn. Mediat e kanë gabim, është dikush tjetër”, ka theksuar.