Kujtim Hoxha dhe Etland Hoxha kanë përfunduar në pranga sapo kanë tentuar që t’iu japin para punonjësve të policisë rrugore. Në dy kontrollet e ushtruara nga njësitë e qarkullimit janë konstatuar shkelje në drejtimin e mjeteve, dhe sapo janë ofruar para, është rënduar situata ndaj tyre. Burimet policore raportuan se dje u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit, Kujtim Hoxha, 57 vjeç, lindur dhe banues në Tiranë, në afërsi të rreth rotullimit tek TEG-u ky shtetas me automjetin e tij te markës Alfa Romeo me targaTR 219 C TX, është ndaluar nga punonjësit e Komisariatit të Policisë Rrugore Tiranë, pas verifikimit të dokumentacionit drejtuesit i është kërkuar leja e drejtimit të mjetit të cilën ky shtetas nuk e dispononte dhe sipas tij e kishte të bllokuar prej 6 muajsh dhe po levizte në kundërshtim me zbatimin e rregullave të qarkullimit rrugor. Ky shtetas i ka zgjatur punonjesit të policisë 2000 lekë të reja . Patrulla e Policisë Rrugore ka bërë menjëherë kapjen në flagrancë të shtetasit Kujtim Hoxha, për veprën penale të “Korrupsionit aktiv të personave që ushtrojnë funksione publike”. E njëjta gjë ndodhi sot nga teksa policia po ushtronte kontrolle në rrugën “Ferit Xhajko” pranë ish restorant Durrësit. Sipas burimeve policore, është konstatuar nga punonjësit e Komisariatit Rajonal të Policisë Rrugore në Tiranë se Etland Hoxha, 31 vjeç, lindur në Tropojë dhe banues në Tiranë ishte duke i dhënë mjetin tip Subaru me targë AA718LO, ku pas testit të alkoolit rezultoi se ishte ne gjëndje të dehur. Gjatë komunikimit që ky shtetas ka bërë me punonjësit e policisë i ka dhënë shumën 1000 (njëmije) lekë të reja në këmbim të mos bllokimit nga ana e tyre e lejes së drejtimit të automjetit. “Nga ana jone u sekuestrua në cilësinë e provës materiale kartmonedha e prerjes 1000(njëmije) lekëshe dhe ndaj tij nisi hetimi për korrupsion aktiv”, – thonë burimet policore. /dielli.al/
Iu dhanë lekë policëve të qarkullimit, prangosen dy shtetas
NGA KATEGORIA