Një 62 vjeçare u bë nënë për herë të parë mëngjesin e dy ditëve më parë.
Sipas mediave, 62-vjeçarja solli në jetë një vajzë të shëndetshme që peshon 3 kg e 200 gramë.
Gruaja u asistua nga mjekët e spitalit “Giovanni” në Romë.
E pyetur nga “Il Messangero”, italianja zbuloi se donte të bënte fëmijë me çdo kusht.
“Po prisja për njeriun e duhur për vite me radhë dhe më në fund e vendosa”, citohet të ketë thënë ajo.
Siç thuhet më tej, përcjell Shqiptarja, 62-vjeçarja ‘adoptoi’ embrionet e një çifti shqiptar, dhe ju drejtua Shqipërisë për të bërë këtë procedurë pasi në Itali është e ndaluar.
Një procedurë e tillë në vendin tonë kushton nga 2,500 euro – 5,000 euro dhe nuk ka asnjë kufizim për gratë që nuk kanë një partner.
Por ky nuk është i vetmi rast në Itali.
Dy vjet më parë, në zonën e Campanias, një 62 vjeçare lindi një djalë, ndërsa një ndër rastet më të rrallë është ajo i Rosanna Della Corte-s, e cila lindi një djalë menjëherë pas vdekjes të së birit gjatë një aksidenti automobilistik, djalë që tani është 24 vjeç.