Përfaqësuesja italiane zhvilloi në Montpellier seancën e fundit sëtrvitore para se të nisej drejt Lille për ndeshjen e fundit në Grup me Irlandën e Veriut. Në qendrën Bernard Gasset u rikthye në fushë Gianluiggi Buffon, pasi kaloi një gjendje të lehtë gripale. Qëndroi pushim Antonio Candreva, për shkak të një problemi muskular, kështu që në sulm Conte prite t’i besojë dyshesh Zaza-Immobile.
Në një mesfushë me 5 do të rreshtohen , De Sciglio, Sturaro, Thiago Motta, Florenzi dhe El Shaarawy, ndërsa në mbrojtje Barzagli, Ogbonna dhe Darmian.
Me vendin e parë të siguruar, Conte do të provojë modulin 3-5-2, me emra të tjerë në fushë. I vetmi balotazh është ai mes El Shaarawy-t dhe Bernardeschit.
Ndaj Irlandës së Veriut do të ketë vend gjatë lojës edhe për Lorenzo Insignen. Sfida Itali – Irlandë është me shumë interes edhe për Shqipërinë, pasi nëse të kaltrit nuk humbasin dhe Suedia nuk fiton me Belgjikën, cka ka probabilitet të madh të ndodhë, në këtë grup vendi i tretë do të ketë më pak pikë se skuadra e De Biasit./supersport.al/