Partia në pushtet në Itali, Liga e Veriut, po punon për të krijuar një rrjet të vetëm broadband i cili do të vendoset nën kontroll të shtetit tha një prej ligjvënësve të partisë ditën e Enjte.
“Ky rrjet i vetëm do të shërben si pronë publike dhe besojmë se është në interes kombëtar ta kemi një të tillë,” tha Alessandro Morelli i cili drejton komitetin e transportimit dhe komunikimit në Parlamentin Italian.
Ai shtoi se investitorët privatë janë gjithnjë të mirëpritur por infrastruktura të një rëndësie strategjike duhet të jenë në duar të shtetit.
Partneri i Ligës së Veriut, Lëvizja 5 Yjet, gjithashtu ka treguar një vullnet të ngjashëm politik sa i përket këtij rrjeti. /PCWorld Albanian