Italia fiton ndaj Bullgarisë, Islanda siguron kualifikimin

E publikuar: 06/09/2015 22:51
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Italia siguroi një fitore minimale në takimin e grupit “H” përballë Bullgarisë. Skuadra e Contes arriti të merrte 3 pikë me vlerë falë rrjetës së De Rossit në min. 5, i cili shënoi nga pika e bardhë e 11-metërshit. Të kaltërit me këtë fitore ngjiten në kuotën e 18 pikëve.

Në Grupin “A”, pas çekisë edhe Islanda siguroi kualifikimin për në Europian, pasi i mjaftoi një barazim pa gola kundër Kazakistanin, duke shkuar në kuotën e 19 pikëve.

Në takimet e Grupit “B”, Bosnja Hercegovina dominoi me rezultatin e pastër 3-0 Andorrën, ndërsa Belgjika mundi minimalisht 1-0 Qipron falë rrjetës së Eden Hazard.