Italia e frikshme, Conte i jep leksion Spanjës 2-0

E publikuar: 27/06/2016 19:59
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

“Spanja është superior ndaj Italisë”, kjo ishte fraza që dëgjohej nga të gjithë para ndeshjes, por në fakt në fund kanë buzëqeshur.
Skuadra e Antonio Contes bën mrekullinë duke fituar 2-0 ndaj më shumë meritë ndaj kampionëve të Spanjës, në një ndeshje të dominuar nga të kaltrit.

Pjesa e parë ishte totalisht e italianëve me shumë mundësi për të kaluar në avantazh. Janë plotë 7 mundësi shënimi, kundër 2 të spanjollëve, ndërkohë që në këtë pjesë erdhi dhe goli i vetëm i ndeshjes.

Eder ekzekutoi një goditje dënimit që u prit nga De Gea, por më pas Chiellini ishte i gatshëm për ta dërguar në rrjetë. Edhe pas golit italianët kishin shumë mundësi shënimi, ndërkohë që Spanja u zgjua vetëm në pjesën e dytë, por Buffon bëri mrekullinë pas gjuajtjeve të Iniestës dhe Pique.

Në ufndin e ndeshjes Pelle vulosi shifrat ashtu si ndaj Belgjikës. Në çerekfinale Italia do të përballet me Gjermaninë në një sfidë që pritet të dhurojë shumë emocione. /albeu.com/