Përfundoi pa fitues miqësorja e luksit, ku Italia sfidoi Gjermaninë kampione të botës në fuqi. Përballje që nisi në një atmosferë aspak miqësore, me tifozët në San Siro që fërshëllyen himnin gjerman.
Dueli ndërmjet dy prej emrave më të mëdhenj në futbollin kontinental u shfrytëzua për të eksperiementuar. Te Italia, Ventura riktheu mbrojtjen me tre, ndërsa në sulm provoi treshën Belotti, Immobile dhe Eder.
Me shtatë titullar të lënë pushim, Loeë përfitoi nga testi për të provuar Lenon në portë, Rudy, Ëeigl dhe debutuesin Gerhardt në mesfushë, ndërsa Muller mbështetej nga Goretzka e Gundogan.
Pikërisht dy sulmuesit e krahut dhanë sinjalin e parë të rrezikshëm për “panzerat”, me Buffon që ishte i vëmendshëm. Italia provoi të reagonte, fillimisht me tentativën e Ruganit nga distanca, që vendosi në provë portierin Leno dhe më pas me Immobile-n, që i vetëm përpara portës gaboi.
Me Gjermaninë përveç kontrollit të topit, provonte edhe vertikalizimet e shpejta, Buffon ishte gjatë gjithë kohës në gadishmëri. Pasi frenoi në dy momente Gündogan, portieri neutralizooi edhe rrezikun nga Müller . Edhe atëherë kur gardiani u duk i mposhtur, për ti prishur festën e golit Müller shërbeu ndërhyrja e Zappacosta-s.
Në fraksionin e dytë të lojës, ndërsa Buffon e Romagnoli i lanë vendin në fushë Donnarumma-s dhe Astori-t, Italia provoi të rrezikonte me Belotti-n. Pas tentativës së pashënjestruar, sulmuesi pretendoi penallti në të 55-ën gjatë duelit me Mustafin dhe Tah, por gjyqtari Soares vazhdoi lojën.
Tjetër episod i dyshimtë ishte edhe ai i minutës së 62-të, me Volland që vetëm prej pak sekondash në fushë arriti ta devijonte topin në rrjetë, por rrjeta u anulua për pozicon jashtë lojë. Një vendim mjaft i diskutueshëm, pasi sulmuesi ishte praktikisht në vijë me topin.
Në minutat e fundit Italia u hodh në kërkim të golit të fitores, por Bernardeschi dhe Immobile nuk arritën të kalonin portierin Leno. Në të 82-ën, kur gardiani i Leverkusen u duk i mundur, ishte shtylla ajo që shpëtoi Gjermaninë pas goditjes së Belotti-t.
Dueli i 35-të në histori ndërmjet Italisë dhe Gjermanisë u mbyll pa gola, por mes shumë emocioneve. Skuadrat u ndanë në barazim, ashtu si më 2 Korrik, por këtë herë për fatin e të kaltërve nuk kishte më penallti, me italianët që vazhdojnë të kujtojnë me keqardhje eliminimin në çerekfinalet e Euro 2016./supersport.al/



















