Italia siguroi një biletë për në Europian. Të kaltërit e Conte-s fituan 3-1 në transfertë ndaj Azerbajxhanit duke prerë biletën për në Francë. Eder, El Shaarawy dhe Darmian ishin autorët e golave për italianët, ndërsa për azerët barazoi provizorisht Nazarov. Norvegjia gjithashtu bëri detyrën përballë Maltës duke fituar 2-0 me gola të Tettey dhe Sonderlund, por për të marrë kualifikimin duhet të presë ndeshjen e fundit me Italinë, pasi Kroacia gjithashtu i dha vetes shpresë falë suksesit 3-0 ndaj Bullgarisë, ku shënuan 3 lojtarët e momentit të kësaj përfaqësuese, Perisic, Rakitic dhe Kalinic.
Në Grupin A, Holanda i dha vetes shpresë për një vend në Europian pasi fitoi 2-1 në Kazakistan. Winajdlum ngriti siparin e golave në pjesën e parë ndërsa në fillimin e së dytës ishte Sneijder që garantoi rezultatin përpara se Kuat të shkurtonte diferencën në fund. Gjithsesi fati Holandës varet nga Turqia për në play-off me kombëtaren ballkanase që fitoi 2-0 në Ceki, me dy gola të shënuar në pjesën e dytë nga Inan dhe Calhanoglou.
Islanda, e dehur nga kualifikimi bëri hara-kiri në pjesën e dytë ndaj Letonisë në Rekjavik. Në pjesën e parë islandezët kryesonin 2-0 pas golave të Sigortson dhe Sigurdson por Cauna dhe Sabala barazuan rezultatin në 2-2 në pjesën e dytë për miqtë. Në Grupin B, Bosnja Hercegovina e sheh veten me një këmbë në play-off pasi fitoi 2-0 në shtëpi me Uellsin e kualifikuar tashmë. Golat për boshnjakët u shënuan nga Djuric dhe Ibisevic në pjesën e dytë. Belgjika ndërkohë nuk e pati të vështirë me Andorën, ndaj së cilës fitoi 4-1, ndërsa Izraeli pësoi një humbje surprizë në shtëpi 2-1 përballë Qipros duke dorëzuar vetë shanset për në Europian./ss/