Itali, pranga shqiptarit me 5 kg heroinë të fshehur në një pellush

E publikuar: 16/04/2016 17:22
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kishte në bordin e automjetit të tij, të fshehur në një ari prej pellushi, rreth 5 kilogramë heroinë.

Për këtë arsye, policia italiane ka arrestuar në qytetin e Parmës transportuesin shqiptar, që me të shpërndarë drogën në treg do të kishte fituar mbi 300 mijë euro.

Sipas agjencisë së lajmeve “ANSA”, shtetasi Sebastian Shina, 24 vjeç, po udhëtonte në bordin e një automjeti tip “Golf” dhe u ndalua për një kontroll rutinë.

Nervozizmi i tij para agjentëve ka bërë që ata të dyshojnë dhe të kryejnë një kontroll të detajuar, duke gjetur edhe drogën.

/TCh/