Një shtetas shqiptar në Itali e ka pësuar keq, pasi në përpjekje për të kryer një vjedhje, është qëlluar me armë zjarri.
Sipas raportimeve të agjencisë së lajmeve “ANSA”, 39-vjeçari ishte futur me dy bashkëpunëtorë për të vjedhur një shtëpi, por janë zënë në befasi nga i zoti i banesës, i cili ka hapur zjarr ndaj tyre.
Shqiptari është dërguar në spitalin e Torinos, pasi i zoti i shtëpisë ka lajmëruar policinë. Ai nuk është në rrezik për jetën, por rrezikon të mbetet i paralizuar.
Ndërkohë, bashkëpunëtorët e tij kanë arritur të arratisen. I zoti i shtëpisë, një pensionist 79-vjeçar, ishte me leje të rregullt për armëmbajtje, por po merret gjithsesi në pyetje nga policia. / Top Channel