Një gjyqtar italian e ka shtyrë vendimin për amerikanen, Amanda Knox, dhe ish-dashnorin e saj, deri më 27 mars, lidhur me dënimin për vrasje.
Planifikohej që gjykata e lartë italiane sot do të vendoste për këtë rast, por argumentet e prokurorëve u paraqitëm më ngadalë se sa mendohej.
Amanda Knox dhe italiani, Raffaele Sollecito, ishin dënuar për të dytën herë vitin e kaluar, për vrasjen e britanikes, Meredith Kercher, e cila iste gjetur e therrur për vdekje në shtëpinë në qytetin Perugja, ku banonte së bashku me Amanda Knoxin.
Knox dhe Sollecito, që kanë deklaruar se janë të pafajshëm, tashmë i kanë vuajtur katër vjet në burg, raporton rel.
Tash, Gjykata e Kasacionit në Itali duhet të vendos për ta konfirmuar dënimin ose të udhëroj rigjykim.
Nëse dënimi konfirmohet, Italia do të mund të kërkonte ekstradimin e Amanda Knoxit, e cila jeton në Sietël të Shteteve të Bashkuara, prej vitit 2011, kur ishte liruar pas një apeli në gjykatë.