Itali: 148 kg kokainë të fshehura në kontejner të mbushur me banane, arrestohen tre shqiptarë

E publikuar: 12/08/2024 22:08
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Një ngarkesë prej 148 kilogramë kokainë, e cila ishte fshehur në një kontejner të mbushur me banane, është sekuestruar nga policia italiane në portin e Livornos.

Për këtë sasi të madhe të drogës, me vlerë qindra mijëra euro, policia arrestoi 3 shtetas shqiptarë, që kishin hyrë në port dhe po hapnin kontejnerin për të tërhequr kokainën.

Lënda narkotike mendohet se vinte nga porti i Guayaquil në Ekuador, teksa destinacioni final i saj ishte Zvicra, raporton A2 CNN, transmeton Klankosova.tv.

Ky është sekuestrimi më i madh i kokainës në vitet e fundit në portin e Livornos, i cili shërben si tranzit nga trafikantët për ta shpërndarë drogën në qytetet e mëdha të Italisë.