Një 13 vjeçar shqiptar raportohet se është gjetur pa shenja jete në dhomën e tij të gjumit.
Ngjarja tragjike ka ndodhur në provincën e Traversetolos, në Parma të Italisë.
Siç raportojnë mediat italiane, ai u gjet pa shenja jete në shtrat, në dhomën e tij të gjumit nga motra.
Familja thirri menjëherë për ndihmë, por nuk mund të bëhej më asgjë për 13-vjeçarin.
Shkaku i vdekjes së të miturit shqiptar ende nuk dihet.
Kjo mbetet të vërtetohet nga autopsia e cila do t’i bëhet trupit të pajetë të viktimës.
Supozohet se kjo mund të jetë shkaktuar nga një arrest kardiak në gjumë, shkruajnë mediat italiane.