Pas përfundimit të mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit, ka folur edhe shefi i grupit parlamentar të AAK-së, Ahmet Isufi, i cili tha se në këtë takim ishin munduar ta gjejnë një marrëveshje por pa sukses, shkruan Gazeta Express.
Isufi ka treguar se opozita kishte lëshuar takimin.
“Patëm një takim të gjatë duke u munduar ta arrijmë një marrëveshje që të shkojmë në seancë. Qitëm disa variante për t’iu mundësuar që nuk është agjendë politike por çështje e interesit të Kosovës. Ata e lëshuan takimin dhe nuk deshën të vazhdojnë”, ka deklaruar Isufi para mediave.
Isufi ka shpjeguar se kishin paraqitur disa variante, por opozita nuk ishte e interesuar për kompromis.
“Ne kishim një takim te gjate, dhe treguam disa pika e variante te ndryshme, per te treguar se janë në interes te shtetit jo ne interes politik.. por, opozita prapë nuk gjeti kompromis”, ka përfunduar Isufi.


















