Ne nuk kemi kohë – është fraza më e përsëritur lidhur me Demarkacionin me të cilin janë të kushtëzuara procese të tjera si liberalizimi i vizave. Megjithatë, deputeti i pozitës, Ahmet Isufi, mendon se koha nuk është problem.
Çështja e demarkimit të kufirit me Malin e Zi, sipas deputetit të AAK’së, Ahmet Isufi, nuk është humbje kohe sepse është e natyrshme që shtetet e reja të përballën me probleme të tilla sic është shënimin i vijave kufitare.
Përderisa në prezantimin para komisionit parlamentar të Integrimeve Evropiane, Shpejtim Bulliqit u kriktikua se po humb shumë kohë, Isufi thotë se Bulliqi me anëtarët e tjerë nuk duhet të bie pre e presionit, dhe të mos ngutet, por të veprojë profesionalisht.
Puna juaj është me përgjegjësi sepse ka të bëjë territorin e shtetit tonë, sa për kohën mos bini pre që të nguteni”, ka thënë Isufi në mbledhjen e komisionit për Integrime Evropiane.
Ai ka shtuar se parësore, sipas tij, duhet të jetë shënimi i saktë i kufirit, ndërsa koha të mbetët ‘në ndërgjegjen e komisionit’. /Express/

















