Lidhur me deklaratën e liderit të Lëvizjes Vetëvendosje, Visar Ymeri, se opozita ka provuar të paraqesë një alternativë para qytetarëve, por një gjë të tillë e ka refuzuar Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, nënkryetari i AAK’së, Ahmet Isufi deklaron se kjo alternativë nuk është refuzuar, por duhet të diskutohet për t’u harmonizuar me qëndrimet.
‘Në drejtim të protestave që kanë të bëjnë me temat kryesore ne jemi bashkë ndërsa në çështjen e programeve politike, në çështjet të tjera që janë të ndara ato duhet t’I harmonizojmë”, tha Isufi, transmeton RTK.
Ndërkaq, në Vetëvendosje thonë se do të vazhdojnë diskutimet për të harmonizuar qëndrimet e opozitës së bashkuar.




























