Nënkryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ahmet Isufi, në Info Magazine të Klan Kosovës, ka thënë se Qeveria e Kosovës është e shatnazhuar, ndaj vendimet e saj janë të diskutueshme, njofton Klan Kosova.
“Qeveria është e shantazhuar pasi dihet se ambasadorja amerikane i përmendur 70 dosje”.
Ai ka mohuar prentendimet e Gecajt që opozita përdor metoda kërcënuese, ndërsa ka shtuar se gazi lotsjellës në ambientet e Kuvendit nuk është fundi i botës.
“Ne nuk jemi duke përdorur metoda kërcënuese, por penguese”.
“Nuk është bërë nami që është hedhur gaz, kur protestuesit e thithin gazin në protesta të ligjshme, nuk bëhet nami që gazin ta thithin edhe përfaqësuesit e tyre”.