Isufi: Qeveri aktuale nga mungesa e diturive ka filluar të shërbejë sulme dhe fyerje

E publikuar: 29/01/2025 22:15
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Ahmet Isufi, kandidat për deputet nga AAK, tha se kjo qeveri aktuale nga mungesa e diturive ka filluar të shërbejë sulme dhe fyerje.

“Nga mos njohuria apo pa dituria apo nga mungesa e diturive të cilat do të duhej të prezantonte kjo qeveri ka filluar që vetëm përmes sulmeve, fyerjeve dhe një fjalori degradues të shërbehet dhe kjo mënyrë e sjelljes tregon për nivelin e qeverisjes në Kosovë. E që në faktë gjithë e dinë edhe opinioni i brendshëm por edhe bota se general Ramush Haradinaj është bërë luftë nga faktori UQK e që në faktë ka vazhduar pastaj edhe në misionin e trupave mbrojtës të Kosovës duke qenë shumë i përgjegjshëm në transformimin dhe në krijimin e një structure e cila rezultoi me krijimin e Ushtrisë së Kosovës në Forcën e Sigurisë së Kosovës”, tha Isufi në emisionin zgjedhor në RTV21.