![](https://infosot.com/wp-content/uploads/2025/01/Ahmet-Isufi281_n-compressed.jpg)
Ahmet Isufi, kandidat për deputet nga AAK, në lidhje me qeverinë aktuale thotë se përfaqësuesit e kësaj qeverie nuk janë duke i besuar vetëvetes.
Sipas tij LVV është pa program dhe orientim, orientimi i vetëm i LVV sipas Isufit po cilësohet se është sulmi ndaj opozitës, mediave, policisë dhe ushtrisë.
“Unë po dyshoj që përfaqësuesit e kësaj qeverie as vetëvetes nuk janë ka i besojnë përshkak se është dashtë t’i kryejnë punët qeveritarë që i kanë pasur mbrenda Kosovës, t’i zbatojnë projektet të cilat kanë qenë të nisura, të vazhdojnë me tjera që është dashtur kta t’i planifikojnë në mënyrë që të kenë tani arsyje për me dalë në fushatë. I ke parë janë pa program, pa orientim, të vetmin orientim që e kanë sulm ndaj opozitës, ndaj mediave, ndaj sindikatave, ndaj administratës, ndaj policisë, ushtrisë. Domethënë qdo gjë këtyre nuk ju duket që është e nevojshme që të funksionalizohet këtë vend, të përparohet të mos flej”, thekson Isufi në emisionin zgjedhor në RTV21.