Isufi: PDK-në e LDK-në i bashkoi interesi, neve na bashkon zori

E publikuar: 16/09/2015 19:16
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Në Info Magazine, që po transmetohet në Klan Kosova, për të diskutuar për Bllokun Opozitar, ato që mund të sjellë formimi i tij, mundësitë që ka për të ndryshuar rrjedhat politike dhe bazën parimore mbi të cilën është formuar, të ftuar të Kushtrim Sadikut janë Ahmet Isufi dhe Bajrush Morina.

Isufi nuk u pajtua me pretendimet e Morinës se formacioni i bashkuar opozitar nuk mund të funksionojë, njofton Klan Kosova.

“Është akumuluar pakënaqësia -nuk mund të thuhet që protestat nuk kanë pasur sukses sepse Jabllanoviq u shkarkua si rrjedhojë e presionit të protestave”.

“Jemi të vetëdijshëm kur kryeministri Mustafa ka thënë nuk do ta shkarkojë dhe pastaj Jabllanovic u shkarkua”.

“Është ngritur niveli i kërkesës për protesta”.

“1001 arsye kanë qytetarët që të ngriten në protesta. Është cënuar territori, është cënuar buxheti janë shumë probleme të mëdha që po e karakterizojnë shtetin”.

“PDK-në dhe LDK-në i ka bashkuar interesi, ai ekonomik, për pasuri të familjeve të tyre”.

“Neve na bashkon zori nëse asgjë tjetër nuk na bashkon”.