Përfaqësuesit AAK’së dhe NISMA’së nuk kanë marrë pjesë në mbledhjen e kryesesisë së Kuvendit të mbajtur sot në të cilën është planifikuar të diskutohet lidhur me Projektligjin për Shfuqizimin e Gjykatës Speciale. Në mbledhje nuk kanë shkuar përfaqësuesit e partive të koalicionit AAK dhe NISMA. Por në aty ka qenë prezent Ahmet Isufi i AAK’së.
Pas përfundimit Isufi i ka kritikuar kolegët për bojkot të mbledhjes duke thënë se Gjykata Speciale edhe pse nuk ka qenë publike ne pikat e rendit të ditës, ajo do të futej më pas.
“Sot siç e patë mungoi një pjesë e anëtarëve të Kryesisë për papërgjegjësinë e nënkryetarëve, kjo është e pakuptueshme. Ne kemi pas rendin e ditës të njohur. Nuk është mirë të prlonogohen seancat sepse kjo po i kushton Kosovës. Po ka qenë në rend dite edhe pika për shfuqizimin e Speciales”, ka deklaruar Isufi.
Tutje ai nuk ka dashur që t’i komentojë deklaratat e ambasadorëve të huaj rreth qëndrimeve për Gjykatën Speciale.
“Nuk i komentojmë deklaratat e Delaëie për Specialen. Për nënshkrimet, thotë se ekzistojnë ende ato që kanë dhënë që shfuqizohet Specialja”, thotë Isufi.


















