Anëtari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ahmet Isufi, ka thënë se kryeministri i Kosovës duhet të largohet nga udhëheqja e Qeverisë, ose ta largojë nënshkrimin që e dha në Bruksel.
“Isa Mustafa duhet të tërheqë nënshkrimin, ose duhet të largohet ai”, ka deklaruar Isufi, i cili shtoi se “kryeministri i meritoi vezët që iu hodhën nga opozita”.
Isufi pohoi se opozita kurrë më shumë nuk ka qenë kaq e afërt në qëndrime dhe se po veprojnë si një trup unik.
“Tash opozita është e bashkuar dhe nuk dihet se kush i cilës parti është – aq unikë jemi. Po të isha deputet edhe unë do të gjuaja ve”.