Kandidati për deputet nga AAK, Ahmet Isufi ka njoftuar për takimin mobilizues që e mbajti në Llabjan.
Isufi thotë se po vëren entizuazëm e angazhim për AAK-në ngado që po zhvillon vizita.
“Një entuziazëm dhe gatishmëri vërehet ngado që po shkojmë, për fitore më 28 dhjetor. Bashkë me kamdidaten për deputete të Parlamentit të Kosovës Xhevahire Vllasaliu dhe kryetarin e degës së AAK-së Ajet Avdyli, biseduam me të pranishmit mbi prioritetet e komunës së Artanës dhe nevojat e qytetarëve të kësaj ane.”
Duke u bazuar në angazhim praktik Isufi shpreson në kthimin e prespektivës së kësaj komune.
“Me angazhim konkret e praktik e me një përkushtim më të madh, mund të ndryshohet gjendja sepse ata që kanë lënë gjurmë në lirinë, pavarësinë dhe shtetndërtimin e Kosovës, mund t’ia kthejnë perspektivën komunës së resurseve minerale, arkitekturës trashëgimore, turizmit me peisazhet e mrekullueshme natyrore, bujqësisë e ekonomisë dhe mirëqenies së qytetarëve.”
“Adresa më e saktë për ti kryer këto punë është Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës me qeverisjen Haradinaj dhe deputetët e saj përfaqësues.” thotë ai.
Shkrimi i plotë:
Në Llabjan takim mobilizues
Një entuziazëm dhe gatishmëri vërehet ngado që po shkojmë, për fitore më 28 dhjetor.
Bashkë me kamdidaten për deputete të Parlamentit të Kosovës Xhevahire Vllasaliu dhe kryetarin e degës së AAK-së Ajet Avdyli, biseduam me të pranishmit mbi prioritetet e komunës së Artanës dhe nevojat e qytetarëve të kësaj ane.
Me angazhim konkret e praktik e me një përkushtim më të madh, mund të ndryshohet gjendja sepse ata që kanë lënë gjurmë në lirinë, pavarësinë dhe shtetndërtimin e Kosovës, mund t’ia kthejnë perspektivën komunës së resurseve minerale, arkitekturës trashëgimore, turizmit me peisazhet e mrekullueshme natyrore, bujqësisë e ekonomisë dhe mirëqenies së qytetarëve.
Adresa më e saktë për ti kryer këto punë është Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës me qeverisjen Haradinaj dhe deputetët e saj përfaqësues.


















