Isufi: Kemi gjetur dokumentacione të cilat vërtetojnë se kufiri është diku tjetër (Video)

E publikuar: 04/12/2017 10:59
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Anëtari i Komisionit për shënjimin e vijës kufitare me Malin e Zi, Florim Isufi, në prezantimin e të gjeturave të këtij Komisioni në lidhje me demarkacionin me Malin e Zi, para kabinetit qeveritar ka thënë se kufiri që është bërë nga Komisioni i kaluar nuk është i njëjti me faktet që ka gjetur komisioni aktual, raporton “Zeri.info”.

“Kemi gjetur dokumentacione të cilat vërtetojnë se kufiri është diku tjetër”, ka thënë Isufi.

Ai po ashtu ka thënë se Komisioni i kaluar nuk i ka përdorur të gjitha dokumentacionet hartografike, raporton Zeri.info.
Isufi po ashtu ka thënë se në bazë të hartës së parë popullore të Malit e Zi të cilën e kanë gjetur në Institutin Hartografik të Zagrebit, dëshmohet qartë se kufiri të cilin ka pretenduar Komisioni i kaluar është i gabuar. /ZËRI/