Ahmet Isufi nga AAK ka thënë se asnjëherë që nga pavarësia, Kosova nuk është dëmtuar kaq shumë sa me këtë marrëveshje.
Me përkthimet e tilla siç janë bërë po bëhet përpjeke për tu hedhur hi syve opinionit. Ai ka thënë se ka ndërhyrje të rënda në kushtetutën e Kosovës.
Këto komente Isufi i bëri në tryezën e organizuar nga Lëvizja Vetëvendosje bashkë më analistë politikë dhe shoqërinë civile ku po diskutojnë për implimimet për sovranitetin dhe funksionalitetin e shtetit pas marrëveshjeve në Bruksel./GT/