Drita vetëm po rritet dita e ditës, ndërsa kundër Besës arriti fitoren e dytë në këtë kampionat.
Bekim Isufi thotë se më mirë që kanë gabuar në fillim dhe tani janë afër konsolidimit.
“Nganjëherë kur në fillim gabon dhe më pas përmirësohesh është më mirë se sa në mes të kampionatit të gabosh. Prej lojës në lojë këta djem kanë filluar të luajnë më mirë e më mirë. Kemi arritur të marrim lojtarë nga java në javë dhe në fund nuk është kualiteti”.
Ai i jep vlera edhe Besës, ndërsa lavdëron lojtarin Endrit Krasniqi.
“Edhe Besa ka pasur mundësi të fitojë, një ndeshje e hapur, pa kalkulime. Endriti (Krasniqi) ka treguar kualitetet e veta, dhe kur ki lojtarë të si ia i dhe të tjerët, është mirë. Tek ne është grupi ju ndihmojmë të gjithëve”.
Ai thotë se skuadra e tij dominoi dhe për këtë e fton Morinën ta shikojë përsëritjen e ndeshjes.
“Varet prej çfarë syri e sheh trajneri (Morina). Ndoshta mund të gabojmë e shohim kasetën, a ka dominuar Besa apo ka dominuar Drita”, deklaroi Isufi pas ndeshjes.