Në një ceremoni solemne të zhvilluar në Komunën e Gjilanit, Presidenti i Republikës së Shqipërisë, z. Bajram Begaj, u nderua me titullin “Qytetar Nderi” për kontributin e tij të çmuar në lirinë dhe pavarësinë e Kosovës.
Në postimin e tij, Ahmet Isufi, anëtar i Kryesisë së AAK-së, theksoi vlerësimin për shërbimin e Begajt si oficer ushtarak dhe angazhimin e tij aktual si President i Shqipërisë, i cili ka përkushtim të jashtëzakonshëm për avancimin e Kosovës dhe integrimin e saj në arenën ndërkombëtare. Ky titull nderi, u tha në ceremoni, pasuron lidhjet e ngushta dhe bashkimin e ardhshëm të dy popujve.
Nga ceremonia e shpalljes “Qytetar Nderi” për Shkëlqesinë e Tij, Presidentin e Republikës së Shqipërisë, z. Bajram Begaj.
Sot, Komuna e Gjilanit, me respektin më të lartë nderoi personalitetin e shquar, oficerin ushtarak shqiptar i cili dha një kontribut të madh për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës.
Duke vlerësuar të kaluarën e tij në shërbim të atdheut, Gjilani vlerëson edhe angazhimin e tij të tashëm si President i Shqipërisë që në agjendën e tij si në aspektin e unifikimit kombëtar ashtu edhe në politikën e jashtme e ka interesimin e avancimit e të integrimit të Kosovës.
Me këtë titull nderi, afrohet e pasurohet e kaluara dhe e ardhmja e përbashkët që na forcon e na bashkon.
Postimi i plotë:


















