“Mitrovica e minatorëve që bënë kthesën historike, është nyja e Kosovës për të kaluarën, të tashmen e sidomos për të ardhmen.”
Kështu tha kandidati për deputet nga AAK Ahmet Isufi, përmes një shkrimi në facebook, ku njoftoi për tubimin elektoral në Mitrovicë.
“Qysh në hapat e parë të konsolidimit të institucioneve të Kosovës, vëmendja u orientua te minatorët duke ndjerë gjithë sakrificën dhe përpjekjet e tyre për liri. Solidariteti dhe bashkëpunimi na mbeti si imazh i mirë për tu mirëkuptuar si palë që pavarësisht përgjegjësive të ndara gjetëm pikat e përbashkëta për të vetmin qëllim, përmirësimin e jetës së tyre.”
“Me Ligjin për Trepçën, në kohën e qeverisjes së Kryeministrit Haradinaj, u garantua pronësia e shtetit të Kosovës.
Me hyrjen përmes planit aksional direkt në NATO, jo vetëm që do të garantohet siguria, por do të mundësohet edhe zhvillimi ekonomik e do të rritet mirëqenia e qytetarëve.” – shkruan Isufi.