Lajmet

Isufaj: Gërmimet në varrin masiv në Zubin Potok mund të zgjasin, identifikimi kërkon kohë

30.07.2026 12:01
Rreshtat+- AShkronjat+- Print
Isufaj: Gërmimet në varrin masiv në Zubin Potok mund të zgjasin, identifikimi kërkon kohë

Kryeprokurori i Prtokurorisë Speciale të Koasovës, Blerim Isufaj ka qëndruar sot për vziitë në fshatin Kalludër të Zubin Potokut ku po vazhdon gërmimi në varrin masiv, në të cilin janë gjetur mbetje mortore që dyshohet se iu përkasin 23 intelektualëve të zhdukur të Mitrovicës, raporton Ekonomia Online.

Isufaj, nga atje ka deklaruar se procesi i gërmimeve mund të zgjasë dhe se nuk mund të thotë asgjë rreth asaj se kur mund të përfundojë.

“Nga mbetjet mortore deri tash është vërtetuar se janë me origjinë njerëzore. Ky proces mund të zgjasë, nuk mund të themi se kur mund të përfundojë. Ajo që ka shumë rëndësi është se identifikimi merr kohë edhe kërkon standard për të marrë dhe për të identifikuar, pastaj përmes ADN-së secilin trup. Mirëpo, këto mbetje nuk është se mund të tërhjeken aq lehtë sepse duhet paraprakisht të konstruktohet trupi i njeriut, e pastaj ato duhet të dërgohen në Mjekësinë Ligjore dhe pastaj të vazhdohet me procedura të tjera”, ka thënë ai.

Isufaj, ka shtuar se Prokuroria Speciale do të zbatojë procedura shumë profesionale, të paanshme, të pavarura me qëllim edhe të respektit ndaj viktimave por edhe ndaj familjarëve të tyre.

“Atë që unë mundem me thënë sot këtu para juve është që Prokuroria Speciale do të zbatojë procedura shumë profesionale, të paanshme, të pavarura me qëllim edhe të respektit ndaj viktimave por edhe ndaj familjarëve të tyre. Unë atë që kisha thënë para juve dhe kisha bë thirrje gjithë komunitetit në përgjithësi është që të mos deklarohemi shumë për rastin sepse akoma gjithçka është herët dhe deklarimet në publik mund ta dëmtojnë procesin e hetimit e natyrisht mund ehde ta devijojnë rezaultatin final.Është faza preliminare që është duke u punu, punimet kanë fillu më intensitetin e duhur”, ka deklaruar ndër të tjera Isufaj.

Lidhur me këtë zbulim të varrezës masive, janë arrestuar dy serbë, ndaj të cilëve është caktuar masa e paraburgimit prej një muaji.

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com


Rukiqi: Ka dështuar mocioni për shkarkimin e Abdixhikut, sipas numërimit jozyrtar

Rukiqi: Ka dështuar mocioni për shkarkimin e Abdixhikut, sipas numërimit jozyrtar

Fatmir Rexhepi: Delegatët vendosën që Abdixhiku të vazhdojë në krye të LDK-së, tani duhet të mbyllet kjo çështje

Fatmir Rexhepi: Delegatët vendosën që Abdixhiku të vazhdojë në krye të LDK-së, tani duhet të mbyllet kjo çështje

Kuvendi i LDK-së ia rinovon besimin Lumir Abdixhikut

Kuvendi i LDK-së ia rinovon besimin Lumir Abdixhikut

Abdixhiku para delegatëve: Asnjë vendim nuk e mora duke menduar për vete, por për LDK-në

Abdixhiku para delegatëve: Asnjë vendim nuk e mora duke menduar për vete, por për LDK-në

Hoti para Kuvendit të Jashtëzakonshëm të LDK-së: Vendimi është në dorën e delegatëve

Hoti para Kuvendit të Jashtëzakonshëm të LDK-së: Vendimi është në dorën e delegatëve

Zemaj para Kuvendit të Jashtëzakonshëm të LDK-së: Delegatët vendosin për fatin politik dhe të ardhmen e lidershipit

Zemaj para Kuvendit të Jashtëzakonshëm të LDK-së: Delegatët vendosin për fatin politik dhe të ardhmen e lidershipit

EULEX ndihmoi në gërmimet në Zubin Potok, BE: Ndihma për zbardhjen e fatit të të pagjeturve, element i rëndësishëm i dialogut

EULEX ndihmoi në gërmimet në Zubin Potok, BE: Ndihma për zbardhjen e fatit të të pagjeturve, element i rëndësishëm i dialogut

Ferati para Kuvendit të Jashtëzakonshëm të LDK-së: Vota e fshehtë është ushtrimi më i mirë i demokracisë

Ferati para Kuvendit të Jashtëzakonshëm të LDK-së: Vota e fshehtë është ushtrimi më i mirë i demokracisë

Policia në Prizren gjobit kundërvajtësit e raportuar nga qytetarët

Policia në Prizren gjobit kundërvajtësit e raportuar nga qytetarët

Kurti shkruan në “X” për gërmimet në Zubin Potok: Pengimi i Serbisë s’e ndalë Kosovën në kërkim të së vërtetës dhe drejtësisë

Kurti shkruan në “X” për gërmimet në Zubin Potok: Pengimi i Serbisë s’e ndalë Kosovën në kërkim të së vërtetës dhe drejtësisë

Hoxha: Interes kombëtar hapja e konsullatës në Luginën e Preshevës

Hoxha: Interes kombëtar hapja e konsullatës në Luginën e Preshevës

Dogana zbulon rreth 13 mijë euro të padeklaruara

Dogana zbulon rreth 13 mijë euro të padeklaruara

Rasti “Panda”: Prokuroria serbe thotë se BIA nuk i është përgjigjur kërkesës për ta marrë në pyetje Vuçiqin

Rasti “Panda”: Prokuroria serbe thotë se BIA nuk i është përgjigjur kërkesës për ta marrë në pyetje Vuçiqin

Von der Leyen: Rrëzimi i raketës ruse në Poloni, shkelje e papranueshme e hapësirës ajrore të BE-së

Von der Leyen: Rrëzimi i raketës ruse në Poloni, shkelje e papranueshme e hapësirës ajrore të BE-së

Rrahmani kundër koalicionit me LVV-në: Do të ishte pranimi i keqqeverisjes

Rrahmani kundër koalicionit me LVV-në: Do të ishte pranimi i keqqeverisjes

Haga synon që deri më 14 shtator të përfundojnë deklaratat përmbyllëse në rastin e dytë ku akuzohet Hashim Thaçi

Haga synon që deri më 14 shtator të përfundojnë deklaratat përmbyllëse në rastin e dytë ku akuzohet Hashim Thaçi