Kryesuesi i Këshillit Prokurorial të Kosovës, Blerim Isufaj, ka pritur në takim një delegacion të Këshillit Gjyqësor të Malit të Zi të kryesuar nga Kryetari Mladen Vukçeviq.
Në fillim të këtij takimi, Isufaj ka folur për organizimin, rolin, kompetencat dhe punët që është duke i bërë Këshilli Prokurorial i Kosovës, ndërsa ka vlerësuar bashkëpunimin e institucioneve të sistemit të drejtësisë të Kosovës dhe atyre të Malit të Zi.
Edhe kryetari i Këshillit Gjyqësor të Malit të Zi, Mladen Vukçeviq, ka folur për organizimin, kompetencat dhe punët që është duke i bërë institucioni që ai udhëheq, transmeton Klan Kosova.
Bashkëpunimi ndërshtetëror, me theks të veçantë bashkëpunimi ndërkufitar në luftë kundër krimit të organizuar dhe veprave tjera penale, ishte fokusi kryesor i bisedës së takimit në mes tyre.


















