Israel: BE-ja dhe Borrelli, përgjegjës për dështimin e dialogut Kosovë-Serbi

E publikuar: 21/11/2022 21:00
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Pas takimit trepalësh, shefi i BE-së, Joseph Borrell ka thënë se përgjegjës për dështimin e bisedimeve janë kryeministri Albin Kurti dhe presidenti serb, Aleksandar Vuçiq.

Por, krejtësisht kundër këtij mendimi është korrespondenti i gazetës zvicerane “Tages Anzeiger” nga Brukseli, Stepahn Israel, i cili u shpreh se BE-ja dhe Borrelli janë arsyeja kryesore e dështimit të bisedimeve mes dy palëve.

Israel ka thënë se BE-ja ka dështuar në rolin e saj si ndërmjetës neutral, raporton Zeri.info.

Ai ndër të tjera thotë se Brukseli gjithmonë ka bërë përpjekje ta akomodojë Vuçiqin duke i bërë presion Kosovës.

“Brukseli gjithmonë është përpjekur të akomodojë presidentin Vuçiq dhe po i bën presion Kosovës si një partner, gjoja më i dobët. Serbia nuk respekton sanksionet e BE-së kundër Rusisë dhe po flirton me Kinën, e cila mbetet pa pasoja. Kosova është i vetmi shtet në Ballkan që ende nuk ka liberalizmi të vizave, i cili shtyhet vazhdimisht me justifikime të reja”, shkroi Israel në Twitter.