“Drejtori I KDI-së, Ismet Kryeziu, ka thënë se problem kryesor me të cilin po mirren shumica e analistëve, nuk është Opozita, ashtu si ata mendojnë. Madje, me këtë ata po mundohen t’u shesin qytetarëve dushk për gogla’, thotë ai.
Kryeziu më pas shton, se askund në botë nuk janë problem parësor partitë opozitare, dhe se kjo po ngjan vetëm në Kosovë, transmeton Gazeta Blic
“Duke e kthyer diskursin dhe debatin publik në kritika ndaj opozitës, ne po mundohemi ti shesim qytetareve dushk për gogla. Sepse, në asnjë shoqëri nuk duhej të përbëj problem opozita, kjo ndodhë vetëm tek ne. Kjo në të vërtetë veç sa na shpalos kulturën dhe shpirtin e shoqërisë dhe prirjet tona për tu renditur në krahun e pushtetit”, ka shkruar ai në facebook.
Lexojeni të plotë shkrimin e tij:
Është shumë e drejtë të mbrohet pushteti, madje dhe nga analist e opinionist, por nuk është e drejtë që vlerat e demokracisë të na servohen në tipin dushk për gogla.
Pushteti i cili e përjashton shoqërinë dhe opozitën nga debati politik, ka tipare të autokracisë. Pushteti që i bënë këto veprime duke përdorur fuqinë e numrave, cenon rëndë bazamentin e demokracisë, e që është sundimi i shumicës dhe respektimi i të drejtave të pakicës.
Duke e kthyer diskursin dhe debatin publik në kritika ndaj opozitës, ne po mundohemi ti shesim qytetareve dushk për gogla. Sepse, në asnjë shoqëri nuk duhej të përbëj problem opozita, kjo ndodhë vetëm tek ne. Kjo në të vërtetë veç sa na shpalos kulturën dhe shpirtin e shoqërisë dhe prirjet tona për tu renditur në krahun e pushtetit.
Analizat, opinionet dhe diskutimet e shumta që po i përcjell kohëve të fundit, më shumë janë të kujdesshme për të ruajtur pushtetin e më pak për ta ndryshuar atë, në interes të qytetarëve.
Prandaj shtetin e kemi ashtu siç po e ushqejmë shpirtin e shoqërisë.