Ismet Beqiri tregon detaje të takimit të Kryeministrit me Ramush Haradinajn

19.04.2015 15:15
Rreshtat+- AShkronjat+- Print
Ismet Beqiri tregon detaje të takimit të Kryeministrit me Ramush Haradinajn

Lideri i AAK’së, Ramush Haradinaj ka shtrënguar duart sot me Kryeministrit e Kosovës, Isa Mustafa. Takimi i Hardinajt me Mustafën ka ndodhur vetëm një ditë pas protestës së opozitës.

Por, çka u fol në këtë takim?

Shefi i Grupit Parlamentar të LDK’së, Ismet Beqiri, i cili ka marrë pjesë në këtë takim, thotë se s’u fol për protestë por vetëm pinë nga një kafe me liderin e opozitës.

“Ky takim ishte normal”, thotë Beqiri, për Gazetën Express.

Takimi Mustafa-Haradinaj ka ndodhur pas akademisë përkujtimore për nder të heroit Sali Çekaj.

“Pas përfundimit të kësaj akademie ishte një kafe rasti në të ciliën mori pjesë edhe z. Haradinaj. Asgjë tjetër përpos një kafe dhe është normale një takim i tillë. Ne jemi rival politikë por nuk jemi armiq”, ka shtuar Beqiri.

Lideri i AAK’së, Ramush Haradinaj, vitin e kaluar, për gjashtë muaj sa kishte zgjatur bllokada politike, kishte pasur takime ditore me Liderin e LDK’së, Isa Mustafa.

Por, raportet ishin prishur kur u prish marrëveshja e Bllokut dhe AAK mbeti për herë të tretë në opozitë.

Tash, Haradinaj është bërë bashkë me Lëvizjen Vetëvendosje dhe po protestojnë kundër Qeverisë. Protesta e fundit ishte të shtunën.

Sekretari i Përgjithshëm i LDK’së, Ismet Beqiri thotë se në takimin e sotëm Mustafa – Haradinaj s’u fol për protestën.

“Nuk kemi folur për protestë. Secili i ka punët e veta. Ne edhe me herët kemi thënë se është e drejtë demokratike me protestu. Protesta është e ligjshme derisa nuk rrezikohet vendi. Nuk dua ta kualifikoj protestën e djeshme dhe as pjesëmarrjen. Me rëndësi që protesta ishte e qetë”, ka deklaruar Beqiri.

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com

Aleanca s’takohet me Kurtin, “Nuk e shohim të nevojshëm takimin, qëndrimi ynë mbetet ai i datës 26 gershor, i qartë, parimor dhe teresisht publik”

Rama takon tregtarët e kryeqytetit, u prezanton projektin për transofrmimin e Tregut të Gjelbër

Hamza: Ia ktheva shkresën Kurtit për nesër në takim në ora 09:00

Kosova i ekstradon Suedisë një diler, po kërkohej nga Interpoli

Ramiz Kelmendi priti kreun e Odës Ekonomike Amerikane, u nderua me mirënjohje për 22 vjet bashkëpunim

Zemaj: Më është kërkuar nënshkrimi për shkarkimin e Abdixhikut, qëndrimin do ta jap pas mbledhjes

MAShT ndan 100 bursa për nxënësit e Arsimit Profesional, aplikimi hapet deri më 1 tetor

Vizita e zv.ministrit të jashtëm italian, MPJ del me njoftim: Konjufca dhe Cirielli biseduan për integrimin evropian të Kosovës

Rama ndan pamje nga Samiti i NATO-s, shfaqet krah Erdoganit

Policia gjen sërish armë e municion në një fshat të Zubin Potokut

Erdogani u dhuroi liderëve të NATO-s pistoleta të personalizuara

Haradinaj: Kosova të veprojë menjëherë që në samitin e ardhshëm të NATO-s të diskutohet kandidatura e saj për anëtarësim

Nga 14 korriku, “Giveaway”-t hyjnë nën rregulla ligjore: kërkohet leje dhe pagesë e tatimit 18%

Shefi i NATO-s thotë se komentet e Trump janë si ‘grindje familjare’

Haxhiu takohet me Spancen, diskutojnë për ndryshimet ligjore që synojnë forcimin e pavarësisë institucionale

S’ka fluks të madh të pritjeve të mërgimtarëve nëpër kufi