Ismet Beqiri ka një pyetje të thjeshtë rreth stadiumit kombëtar

E publikuar: 06/11/2017 00:02
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga Lidhja Demokratike e Kosovës, Ismet Beqiri, i ftuar në “Sporti total” të KTV-së, ka diskutuar rreth çështjes së ndërtimit të stadiumit kombëtar.

Beqiri, që ka qenë edhe kryetar i Komunës së Prishtinës, ka komentuar idenë e ndërrimit të lokacionit për ndërtimin e stadiumit, nga Bërnica e Prishtinës në Korroticë të Drenasit. Beqiri ka shtruar një pyetje.

“E kam një pyetje të thjeshtë: Pse duhet të ndryshohet lokacioni i ndërtimit të stadiumit?”, ka thënë Beqiri.

Beqiri ka thënë se nuk dëshiron që ta keqpërdorë studion televizive të një emisioni sporti për politikë, por nuk ka lënë pa thumbuar Vetëvendosjen dhe udhëheqjen e saj në Prishtinë për punën rreth stadiumit, duke thënë se ata nuk e njohin shtetin e as përfaqësuesen e Kosovës në futboll.

I pyetur se pse nuk flitet më shumë për sportin në Kuvendin e Kosovës, Beqiri sërish ka ironizuar.

“Nuk na ka lënë gazi”, ka thënë ai.