Kandidati për kryetar të Komunës së Gjilanit, Arbër Ismajli, së bashku me kandidatin për Asamble Komunale, Bejtullah Kqiku, vizitoi biznesin “Toska Electronics”.
Ismajli vlerësoi kontributin e këtij biznesi në zhvillimin ekonomik të qytetit dhe theksoi rëndësinë e mbështetjes për sektorin privat.
“Në qeverisjen tonë do të jemi krah i çdo biznesi që punon ndershëm dhe krijon vende pune,” tha ai.
Ai shprehu mirënjohje për ekipin e “Toska Electronics” dhe theksoi se përkrahja e bizneseve vendore do të jetë prioritet në mandatin e ardhshëm.

















