Kandidati i LDK-së për kryetar të Komunës së Gjilanit, Arbër Ismajli, ka zhvilluar një vizitë në punëtorinë e “Kimi-Cafe & Cake House”, një ndër bizneset më të njohura dhe më të vjetra në qytet, me traditë mbi 60-vjeçare në përgatitjen e ëmbëlsirave.
I shoqëruar nga kandidatët për Asamble, Burim Elezi dhe Driton Nuhiu, si dhe kryetari i nëndegës Iliria, Nehat Ibrahimi, Ismajli u shpreh i impresionuar me kreativitetin dhe përkushtimin që ky biznes tregon çdo ditë.
“Qytetarët tanë kanë ide, guxim dhe dinë të punojnë – ajo që u mungon është përkrahja institucionale, dhe këtë do ta ndryshojmë bashkë,” tha Ismajli, duke premtuar mbështetje të plotë për bizneset në qeverisjen e ardhshme lokale.
Ai falënderoi pronarët Shkëlzen dhe Visar Azizi për mikpritjen dhe kontributin që po japin për emrin dhe imazhin e qytetit.

















