Kandidati i LDK-së për kryetar të Komunës së Gjilanit, Arbër Ismajli, së bashku me kandidatin për Kuvend Komunal, Fatos Ramadani, vizituan biznesin prodhues “Flexograf”, të themeluar nga vëllezërit Bujar dhe Samet Mustafa.
Ismajli vlerësoi punën e tyre si shembull të suksesshëm të rinisë gjilanase që me përkushtim po rrisin kapacitetet prodhuese dhe po e bëjnë të njohur emrin e qytetit në rajon dhe Evropë.
“Bizneset tona janë zemra e zhvillimit ekonomik dhe do ta kenë gjithmonë përkrahjen tonë të plotë,” u shpreh ai, duke premtuar mbështetje të fuqishme institucionale për rritje dhe zgjerim përmes politikave publike konkrete.
Ai falënderoi ekipin e “Flexograf” për kontributin dhe mikpritjen, duke theksuar se ky bashkëpunim do të jetë pjesë kyçe e projektit “Gjilani i ri”.
















