Kandidati i LDK-së për kryetar të Komunës së Gjilanit, Arbër Ismajli, ka zhvilluar një takim të ngrohtë dhe entuziast me qytetarët e Zhegocit, në konakun e mikut Arben Ukshini, ku i shoqëruar nga kandidati për Asamble, Sami Ahmeti, u prit me mikpritje të veçantë.
Takimi përfshiu edhe përfaqësues nga mbarë Malësia e Zhegocit, të cilët, siç u shpreh Ismajli, janë “shtylla e krenarisë, punës dhe vlerave qytetare”.
Ai theksoi se gatishmëria e banorëve për ndryshim është e madhe dhe se rrugëtimi për një Gjilan më të drejtë e më të zhvilluar fillon pas 12 tetorit.
“Bashkë, do ta jetësojmë këtë mision të shenjtë për qytetarët tanë,” tha Ismajli në postimin e tij.

















