Ministri i ri i Shëndetësisë, ka premtuar se do t’ia gjejnë ilaçin kësaj fushë

E publikuar: 09/09/2017 21:02
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Ministri i ri i Shëndetësisë, Uran Ismaili ka premtuar se kësaj fushë do t’ia gjejnë ilaçin. Në një postim në facebook ai ka shkruar se vullneti qytetar dhe demokratik u përmbush.

“Vullneti qytetar e demokratik u përmbush. Vendi ka nevojë për zhvillim dhe ai do të vijë. E shëndetësisë, për të cilën fushë unë mora përgjegjësinë, do t’ia gjejmë ilaçin. Jam jashtëzakonisht i vetëdijshëm për gjendjen e rëndë në këtë sektor, por po ashtu jam plot me vullnet e besim se do t’i dalim”, ka shkruar në Facebook Ismaili.

Ai dhe ministrat e tjerë u betuan pasi do të jenë pjesë e Qeverisë Haradinaj.