Ministri i Shëndetësisë, Uran Ismaili ka thënë se shëndetësinë duhet ta bëjmë më multidimensionale sesa që është sot, e që ndërlidhet me rritjen ekonomike, edukimin dhe mirëqenien sociale.
“Investimi në shëndetin e qytetarëve qysh nga fëmijëria e hershme, si dhe sigurimet shëndetësore, janë politika që ndikojnë në rritjen e produktivitetit, luftojnë varfërinë dhe ndihmojnë kursimet familjare”, ka thënë Ismaili.
Sipas tij, ky do të jetë prioritet i tij. Këtë ministri Ismaili e ka theksuar sot në tryezën për “Shëndetin dhe zhvillimin gjithëpërfshirës dhe të qëndrueshëm”, organizuar nga OBSH.


















