Ismaili: Na duhet një qeveri që do të ketë ndikim

E publikuar: 08/04/2025 13:47
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Nënkryetari i PDK-së, Uran Ismaili, tha se na duhet një qeveri që do të ketë ndikim.

“Po besoj që kryetari i Kuvendit është zgjedhë zakonisht, nuk shoh ndonjë pengesë. I takon partisë së parë, edhe për votimin e kryetarit të Kuvendit, edhe votimet e tjera. Ne as herën e kalur nuk e kemi votuar kryetarin e Kuvendit dhe ai është zgjedhur. Nuk e shoh si problematik. Nese është problematik e marrim një qëndrim tjetër”.

“Opsionet janë brenda partive opozitare. Nuk na nevojitet qeveri që të ketë vetëm një kandidat, na duhet një qeveri që do të ketë ndikim”, tha Ismajli.