Islanda ka fituar me rezultat 1:4 ndaj Izraelit në gjysmëfinalen e kualifikimeve për në Evropian.
Vendësit e nisën mirë me golin e Eran Zahavit në minutën e 31-të nga pika e bardhë.
Por morën kundërpërgjigje të shpejtë pasi që në minutat 39’ dhe 42’ Islanda përmbysi rezultatin me golat e Albert Gudmundsonit dhe Arnor Traustasonit.
Roy Reivvo u ndëshkua me karton direkt të kuq në minutën e 73-të te vendësit, dhe megjithatë vendësit patën mundësi ta barazonin por Zahavi kësaj radhe dështoi nga penaltia në minutën e 81-të.
Kjo situatë duket se ia lehtësoi Gudmundssonit ta kompletojë hetrikun me dy golat tjerë në minutat 83’ dhe 87’.
Islanda në fazën tjetër do të ketë punë me Ukrainën, teksa luftojnë për një biletë për në Gjermani.