Gjatë seancës së sotme parlamentare ka pasur replika edhe mes deputetit Kastriot Islami dhe kryeministrit, Edi Rama.
Nga ulësja e tij, Islami i ka thënë Ramës: “Rrugaç, ki kujdes kur flet.
Të kam nxjerrë nga zyra unë ty se ishe i palarë dhe ju ankove Nanos”.
Që pas përjashtimit që Rama i bëri Islamit nga PS’ja, raportet mes tyre kanë qenë gjithnjë të acaruara. Shihni videon e publikuar nga News 24.