Simpatizuesit e të ashtuquajturit Shteti Islamik, kanë publikuare një video të re ku të burgosurve të veshur në rroba të kaltra ua hedhin në kokë gurët e mëdhenj, raporton Daily Mail.
Videoja është xhiruar në Jemen dhe aty shfaqen militantët e maskuar të ISIS-it duke vrarë tre të burgosur, transmeton Telegrafi.
Në videon që quhet “copëtoi armiqtë e tu” shihen se si xhihadistët vrasin të burgosurit.
Të burgosurit janë akuzuar për bashkëpunim me Qeverinë e Jemenit dhe luftimin e xhihadistëve.
Të tre të burgosurit vriten në mënyra të ndryshme: njërit iu shtyp koka me gur, tjetrit iu pre koka, ndërsa i treti vritet me plumb.
Po ashtu, ISIS ka publikuar një audio-mesazh ku për muajin e Ramazanit kërcënon se do të kryejnë sulme terroriste në SHBA dhe në Evropë. Incizimi 31-minutësh është bërë nga Abu Mohamed al-Adnani, ku ai thërret mbështetësit e ISIS-it të kryejnë sulmet në qershor. Al-Adnani është terroristi më i njohur në Irak.
Ndërkaq, në një video tjetër, ISIS-i tregton se si i përgatitin fëmijtë për marshin e tyre të terrorit. /Telegrafi/