ISIS: Roma është caku i radhës i terroristëve, vetëm çështje ditësh

E publikuar: 20/11/2015 10:36
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Autoritetet amerikane kanë paralajmëruar qeverinë në Romë për sulmet e mundshme nga ana e militantëve të ISIS në Itali, gjë për të cilën edhe shërbimet e sigurisë janë në kërkim të pesë personave të dyshuar.

Sipas ministrit të Jashtëm italian, Paolo Gentiloni “sulmet e mundshme terroriste mund të jenë mbi bazilikën e Shën Pjetrit në Romë apo katedrales në Milano”

“Forcat tona të sigurisë që nga dje janë duke punuar në identifikimin e pesë vetave”, i ka thënë ministri transmetuesit shtetëror RAI, shkruajnë mediat e huaja, transmeton Telegrafi.

Italia pas sulmit në Paris ka rritur nivelin e alarmit të sigurisë në nivelin e dytë, nivel i cili ngritët në situata kur vendi përballet me një sulm të drejtpërdrejtë.

Gentiloni tha se Ambasada e SHBA-ve në Romë ka rekomanduar turistët që të jenë veçanërisht të kujdesshëm në disa pjesë të Italisë, por ata nuk ishin këshilluar që të mos shkojnë në ato vende.